Moti në vend/ Temperatura të larta dhe kthjellime, por ja çfarë ndodh pas orëve të pasdites së sotme

Deri në orët e pasdites vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare.

Advertisements

Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në zonat malore do të jenë më të dendura.

Po ashtu, pjesërisht zona e ulët do të ketë momente të shkurtra me vranësira të dukshme.

Advertisements

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprak“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë
Artikulli tjetërSa shiten dhe blihen monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit,18 gusht 2022