Mbi 60 plumba drejt tyre/ Identifikohen dy prej viktimave në atentatin e Vlorës!

Sipas informacioneve të para për mediat, janë identifikuar dy prej viktimave në atentatin e ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm.

Advertisements

Bëhet fjalë për Shpati Lenën dhe Agim Xhezon nga qyteti bregdetar. Dyshohet deri më tani se numri i viktimave ka shkuar në tre.

Drejt tyre u shtinë me breshëri kallashnikovi më shumë se 60 plumba. Dyshohet se autorët kanë qenë tre.

Advertisements

Njëri në timon dhe dy të tjerët kanë shtirë drejt shënjestrave paralelisht në mbikalimin e Panajasë.

Një makinë e djegur është gjetur në aksin Levan-Tepelenë e dyshuar si e përdorur nga autorët për krimin.

Artikulli paraprakMë e shpejta në baterinë e saj, Luiza Gega në finale të Europianit
Artikulli tjetërMeta kërcënon Ramën se do t’i nxjerrë provat për lojërat e fshehta me Greqinë, zbulon se “çështja e detit” është një kryeaferë shumë e rëndë ku është i implikuar kryeministri