Meta kërcënon Ramën se do t’i nxjerrë provat për lojërat e fshehta me Greqinë, zbulon se “çështja e detit” është një kryeaferë shumë e rëndë ku është i implikuar kryeministri

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do i nxjerrë provat për lojërat e fshehta me Greqinë për çështjen e detit. Çështjen e detit me Greqinë, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar një kryeaferë pas të cilës sipas tij qëndron kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ai nuk mund të thotë shumë gjëra në publik, por shtoi se pak ditë para se të ikte nga Presidenca, ka dërguar një letër në Kuvend me vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vijnë si rezultat i lojërave të këtij personi aventurier, i marrë peng nga gjithfarë interesash. Meta shtoi se asnjë nga qytetarët nuk duhet të bjerë pre e retorikave anti-greke që sipas tij i ‘krijon’ vetë Rama.

Advertisements

“Çështja e detit është një kryeaferë shumë e rëndë. Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova të dëmeve të jashtëzakonshme që Edi Rama i ka shkaktuar interesave sovrane, shtetërore, politike të Shqipërisë, por kjo nuk është çështje që mund të më shfokusojë nga denoncimi i çështjeve të tjera. Do t’i lutesha të gjithëve që të mos bien në lojën e Ramës me retorika anti greke. Ju lutem të mos bini në lojën e Edi Ramës për të nxitur interesa antigreke në këtë çështje, sepse Greqia ka qenë dhe është në interesin e saj për të gjetur një zgjidhje për të shfrytëzuar hapësirat e saj detare dhe pasuritë e mundshme.

Problemin në këtë çështje s’e kemi nga Greqia, por nga Edi Rama”, tha ai. Ndër të tjera, Meta deklaroi se vetëm pak ditë para se të largohej nga Presidenca u ka çuar një letër 140 deputetëve të Shqipërisë, vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje.

Advertisements

Ai theksoi se ia ka bërë të qartë Kuvendit që është i gatshëm që të shkoj atje sa herë të jetë e nevojshme nëse ata kanë ndonjë paqartësi.“Vetëm pak ditë para se të largohesha nga Presidenca, unë u kam çuar një letër 140 deputetëve të Shqipërisë, vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje që vijnë prej lojërave të këtij të papërgjegjshmi, aventurier, i marr peng nga çdo lloj interesash.

Ia kam bërë të qartë Kuvendit që jam i gatshëm që të shkoj atje sa herë që ata të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojnë të gjithë për zgjidhjen më të mirë në interesin e Shqipërisë. Por nuk dua të flas në publik më shumë për këtë çështje. Rama do japë llogari”, tha Meta.

Meta: Rama nxit grupet kriminale të kryejnë vrasje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në ngjarjet kriminale. Në një deklaratë për mediat, Meta thotë se kreu i qeverisë në momentin që vihet ‘nën presion’ për zbulimin e një afere korruptive, nxit grupet kriminale që të kryejnë vrasje e akte.

Kjo, sipas Metës, bëhet për të evituar që vëmendja të fokusohet tek korrupsioni i Ramës dhe që kronika e zezë të jetë në faqe të parë të të gjitha mediave. “Në bashkëpunim me grupet kriminale, kur ka ngjarje, kur dalin gjëra në lidhje me korrupsionin. Ai nxit grupet kriminale për të kryer akte, për të dalë kronika e zezë në faqe të parë të mediave, mos u habisni dhe për këtë”, tha Meta.

Artikulli paraprakMbi 60 plumba drejt tyre/ Identifikohen dy prej viktimave në atentatin e Vlorës!
Artikulli tjetërAtentati me disa të vrarë në Vlorë me 60 plumba, vjen reagimi i fuqishëm nga Artan Hoxha dhe lëshon alarmin e madh