Më e shpejta në baterinë e saj, Luiza Gega në finale të Europianit

Luiza Gega kualifikohet në finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih.

Advertisements

Atletja shqiptare garoi në baterinë e parë duke e kaluar e para vijën e finishit me kohën 9’30”93.

Një garë e dominuar nga 33-vjeçarja (në baterinë e parë), e cila fillimisht qëndroi me grupin, për të nisur shkëputjen në pjesën e dytë, duke mos pasur rivale.

Advertisements

Atletja shqiptare, e renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gushtit.

Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha.

Artikulli paraprakVrasja e dyfishtë/ Policia jep informacionin zyrtar, çfarë u gjet brenda makinës së djegur
Artikulli tjetërMbi 60 plumba drejt tyre/ Identifikohen dy prej viktimave në atentatin e Vlorës!