Ylli të futbollit botëror i ndodh e papritura! Grabitet me dhunë në mes të rrugës, i marrin orën prej mijëra eurosh

Gazeta “Las Provincias” pretendon se incidenti tronditës ndodhi në Valencia, të premten. Dani Olmo, 24 vjeç, ishte në qytet për pushimet e tij verore, pasi luajti me kombëtaren e Spanjës në Ligën e Kombeve.

Advertisements

Betohen 22 shtetasit më të rinj që marrin nënshtetësinë shqiptare , mes tyre një deputet, Veliaj: Tirana, qytet i destinuar të rritet

“Playmaker”-i, i cili pozoi me orën e shtrenjtë një ditë më parë në Instagram, dhe vëllai i tij u sulmuan nga dy banditë teksa po dilnin nga berberi rreth orës 21:00.

Advertisements

Olmo u mundua të përballej me dy grabitësit para se t’i rrëmbehej “Rolex”-i që mbante në dorë, me vlerë 30 mijë euro. Ky xhevahir iu mor me dhunë në mes të rrugës.

Ylli i futbollit përballet me të papriturën/ Grabitet me

Por ngjarja e frikshme nuk mbaroi me kaq. Vëllai i Olmos i ndoqi hajdutët, ndërsa ata po iknin me një makinë. Vëllai e ka kapur makinën nga dera e pasme, ndërsa po largohej me shpejtësi. Por ai nuk mundi të mbahej aty dhe u përplas në rrugë.

Më pas u thirr një ambulancë për vëllain e Olmos, i cili pësoi lëndime jo të rrezikshme. Dy vëllezërit bënë denoncimin përkatës në policinë lokale me shpresën e pakët për ta rimarrë orën e shtrenjtë.

Olmo, ish-lojtar i Barcelonës, dalë nga akademia “La Masia”, luan me gjigantët gjermanë, Leipzig, për dy vite e gjysmë. Ish-sulmuesi i Dinamo Zagrebit ishte i lidhur fort me një rikthim në “Camp Nou” vitin e kaluar.

Olmo ishte gjithashtu në vështrimin e Ole Gunnar Solskjaer, para shkarkimit të tij nga Manchester United.

Artikulli paraprakÇmendet moti, thyhet rekordi i të gjitha kohërave! Ja çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetër“Duhet të punonim bashkë, më ka përdh*nuar tri ditë në dhomën e tij të hotelit”/ Arrestohet një nga regjisorët dhe skenaristët më të njohur