Çmendet moti, thyhet rekordi i të gjitha kohërave! Ja çfarë pritet të ndodhë

Kjo javë pritet të karakterizohet me temperatura të larta, por edhe me zhvillime të instabiliteteve atmosferike që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Advertisements

Gjatë këtyre ditëve do të jemi nën ndikimin e masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të nxehta ajrore pritet të zbuten nganjëherë shkaku i fronteve të ftohta nga veriperëndimi dhe veriu që do të sjellin edhe zhvillime konvektive dhe rrebeshe shiu kryesisht pasditeve.

Sot (e hënë) po mbanë mot me diell dhe stabil dhe kështu pritet deri në fund të dites. Nesër (e martë) na pret mot i nxehtë, por pasdite në Kosovë priten vranësira lokale dhe zhvillime të rrebesheve në zona të izoluara.

Advertisements

Të mërkurën dhe sidomos të enjten pasdite pritet të kemi zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në bregdet gjatë tërë javes kryesisht me diell dhe mjaft nxehtë. Në viset kontinentale mund të ketë zhvillime të shtrëngatave të fuqishme, vende-vende me reshje intensive.

Të premtën pritet të kemi stabilizim të motit dhe normalisht pritet mot pak më i freskët me temperatura rreth 28 deri në 30 gradë Celsius.

Për fundjavë na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe i nxehtë, megjithatë pasditeve priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë dhe nëse ka ndonjë ndryshim eventual do ju njoftojmë në postimet tona të përditshme.

Artikulli paraprakÇfarë shikojmë kur vdesim? Shkencëtarët zbulojnë se çfarë ndodh me trurin dhe çfarë ndjejnë njerzit në momentet e fundit
Artikulli tjetërYlli të futbollit botëror i ndodh e papritura! Grabitet me dhunë në mes të rrugës, i marrin orën prej mijëra eurosh