“Duhet të punonim bashkë, më ka përdh*nuar tri ditë në dhomën e tij të hotelit”, thërriste duke u dridhur mëngjesin e së dielës, një vajzë britanike në aeroportin ende të boshatisur të Brindizit, në Pulia të Italisë.

Advertisements

Pas marrjes së ndihmës së shpejtë, autoriteteve policore italiane i tregoi autorin që sipas saj e kishte rrëmbyer dhe përdhunuar. Jo një personazh i panjohur, por një nga regjisorët dhe skenaristët më të njohur në Hollivud.

Bëhet fjalë për 69-vjeçarin me origjinë kanadeze, Paul Haggis, regjisorin e disa kryeveprave, të vlerësuara me dy çmime Oscar, si në rastin e “Crash” në vitin 2006, të cilin e ka shkruar dhe drejtuar, dhe i nominuar si skenarist për filma si “Million Dollar Baby”, “Letters of Our Fathers” dhe “Letters from Iwo Jima” së bashku me mitin Clint Eastwood, si dhe filma komercialisht të suksesshëm si “Quintum of Solace” dhe seritë e “Walker Texas Ranger”.

Advertisements

Kanadezi u ndalua menjëherë nga policia italiane, dhe ndodhet në arrest shtëpie, teksa po merrte pjesë në Ostuni të Pulias në disa klasa kinematografie në përgatitje të festivalit Allora Fest. Organizatorët u deklaruan të shokuar dhe kanë përzënë regjisorin nga pjesëmarrja.

Avokatët e Haggis thonë në të kundërt se regjisori mohon çdo akuzë. “Ai është totalisht i pafajshëm, dhe ka dëshirën më të madhe të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes”, deklaruan ata.

Por e kaluara nuk shkon në favor të regjisorit. Pas sukseseve kinematografike, kanadezi ka pasur një histori të gjatë denoncimesh. Në 2018, një gazetare e akuzoi për një sulm se*sual ndaj saj pas premierës së një filmi. Gjatë gjyqit që i referohet ngjarjes, tre gra të tjera pohuan për sulme të ngjashme nga ana e regjisorit.