I FUNDIT/ U raportua e zhdukur dy ditë më parë, gjenden anës lumit sendet e 56-vjeçares

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Advertisements

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje
vijon

Advertisements

Artikulli paraprakPrekëse/ Gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së shkoi për të bërë vizitë, i paguhen të gjitha shpenzimet: “Pagesën e ke bërë në 1999”
Artikulli tjetërAksident i rëndë në autostradë, plagosen katër persona