Prekëse/ Gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së shkoi për të bërë vizitë, i paguhen të gjitha shpenzimet: “Pagesën e ke bërë në 1999”

Ish luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qerifi dha një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për surprizën që mori një ditë më parë nga një mjek. Gruaja e tij shkoi për të kryer disa analiza në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, por kur një mjek kuptoi se ishte gruaja e ish luftëtarit, pagoi shpenzimet.

Advertisements

Mjekët e spitalit kishin shkruar dhe një letër për ish luftëtarin, ku theksohej se pagesën e kishte bërë në vitin 1999, kohë kur luftoi kundër forcave serbe. “Bashkëshortja kishte planifikuar disa kontrolle mjekësore sepse ka kryer dy operacione në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Kur erdhi në shtëpi, më tregoi letrën. Asnjëherë nuk e kam takuar këtë doktor por kur kanë parë të dhënat kanë pyetur se çfarë e keni Xhevdetin. Pasi ka thënë se është gruaja ime, në atë moment, mjeku ka ndërprerë kontrollin dhe ka dalë jashtë.

Advertisements

Pas kontrolleve, janë rreshtuar disa mjekë dhe kur e ka lexuar, tha se ishte emocionuar tej mase.” tha ai. Xhevdeti rrëfeu dhe një episod të trishtë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai tregoi se ishin zënë pritë nga serbët në kufirin me Shqipërinë, ku kishin mbetur të vdekur 41 persona.

“Gjatë një takimi me komunën, diskutuam se kishim mungesë të armatimit dhe jemi shprehur të gatshëm për të ardhur në Shqipëri dhe për të marrë armatim. Gjatë rrugës, hasëm me një pritë të forcave armike. Pas një beteje të përgjakshme kemi humbur 36 bashkëqytetarë të njësisë time.

Katër të tjerë vdiqën nga acari. Një sot e kësaj dite e kemi të zhdukur.”, tha ai duke treguar se mbeti i plagosur, ku më pas iu nënshtrua disa operacioneve në Tiranë.

Artikulli paraprak“Këta po marrin fitime marramendëse”/ Erion Braçe del në protestë dhe lëshon thirrjen urgjente ndaj qeverisë
Artikulli tjetërI FUNDIT/ U raportua e zhdukur dy ditë më parë, gjenden anës lumit sendet e 56-vjeçares