“Këta po marrin fitime marramendëse”/ Erion Braçe del në protestë dhe lëshon thirrjen urgjente ndaj qeverisë

Kultivuesit e shalqinit ne zonën e Çermes, paraditen e sotme kanë protestuar për tregtimin e kësaj kulture. Fermerët e kësaj zone kanë gati mijera kuintalë shalqi për treg, por mungesa e tregut dhe cmimi i ulët me te cilin tregtarët e kërkojnë, 10-12 leke për kg ka cuar që ata te mos e vjelin por të protëstojne pasi sipas tyre me këtë cmim jane te falimentuar.

Advertisements

Po sipas fermerëve cmimin e parapërcaktojne pikat e grumbullimit ku thithja e prodhimit bëhet selektive dhe sipas interesave të grumbulluesve te cilët ushtojnë presion ndaj fermerëve deri në momentin që ta blejne sa më lire per te rritur fitimet.

Në mbështetje të këtyre fermerëve ka qenë dhe deputeti i zones Erjon Braçe, i cili ka bërë thirrje qeverise dhe ministres se bujqësisë të ndërhyjë pasi mekanizmat ekzistojnë qe fermeri të ndihmohet dhe jo të falimentohet sepse keshtu si janë punët grumbulluesit po marrin fitime marramendëse dhe fermerët nuk po shesin dot sa për të mbajtur frymën dhe për të mbjellë edhe vitin tjeter.

Advertisements

“Kur këta ngrinin zërin dhe ata bërtisnin që kontrolloni cmimin e plehrave kimike. Askush nuk e vrau mendjen. U kontrollua cmimim i vajit, mielli, orizit, jo i plehrave kimike që tani e kanë efektin. Një pjesë e atyre që grumbullojnë, ua kanë shitur plehrat më shtrenjtë dhe tani duan t’ua marrin me të lirë. Këta burra kanë pritur me vullnet. Tani pse e ulin cmimin. Ca problemi kanë pikat e grumbullimit në Divjakë? Kërkesa ka, shihni maunet, kanë kaluar 20-30 trailera. Si shpjegohet se po bie cmimi, pa na përmbysin ekonominë, s’do përbysin rregullat e ekonomisë.

Sot këta njerëz janë të falimentuar. Cmimi nga 10 lekë dhe shkon në 8 lekë. Po zhytet nje ekonomi e tërë , që është më e madhja ketu. Cfarë do hanë. I kemi thirrur turistët, po ca do hanë. Këto tregje diku do furnizohen. Ka një problem të madh te grumbullimi nuk ka fare fatura, nuk pret njeri. Ketyre iu thone hidhe shalqinin ketu dhe cmimi del pas dy ditësh. Po ministria e financave ku është që duhet të kontrolloje gjithë sistemin fiskal, se më ra goja fiskalizoje. Mundi dhe djersa e ketyre njerezve nuk ka vlere. Institucionet e shtetit te vene dore atje, nje pjese e njerezve ne parlament, qeveri kujtohen kur kanë shalqinin në pjatë”– tha ndër të tjera Braçe.

Vetem ne fshatin Cerme e Sipërme jane mbi 100 hektare shalqi qe kanë arritur pjekjen teknike dhe ende nuk evadohen brenda nje afati 15 ditor, prodhimi kalon ne tejpjekje dhe në këto kushte fermeret nuk do te shesin dot asnjë kilogram ashtu si vitin e kaluar ne disa zona te Lushnjes.

Artikulli paraprakGjyq i pazakontë/ 240 fshatarë dëshmitarë! OFL në sitë’ pasurinë e fermerit : E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit!
Artikulli tjetërPrekëse/ Gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së shkoi për të bërë vizitë, i paguhen të gjitha shpenzimet: “Pagesën e ke bërë në 1999”