Aksident i rëndë në autostradë, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur në pjesën më të rrezikshme të këtij aksie që është “Qafë Muzina”.

Automjetet e përfshira në aksident janë një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin N.A, banues Tiranë, dhe një tip “Fiat” me drejtues shtetasin E.F , banues në Gjirokastër.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ U raportua e zhdukur dy ditë më parë, gjenden anës lumit sendet e 56-vjeçares
Artikulli tjetërSkandali/ Filmonin vajzat me funde dhe ia postonin videot në rrjete sociale, META u bën ‘gjëmën’