Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, autorët qëlluan me breshëri (EMRI+FOTO)

Romeo Meçaj, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, në një atentat mafioz pranë stadiumit “Flamurtari”.

Advertisements

33-vjeçari po lëvizte me makinën tip “Land Rover” kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi. Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Advertisements

Policia njofton se janë “blinduar” hyrje-daljet e qytetit të Vlorës në kërkim të autorëve të ngjarjes. I plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Artikulli paraprakProblemet e para në zgjedhjet e pjesshme, ja çfarë ndodh në dy qytete të vendit
Artikulli tjetërDita e 11-të e luftës në Ukrainë/ Rusët s’ndalin sulmin në centralin bërthamor, vjen paralajmërimi për gjithë botën