Problemet e para në zgjedhjet e pjesshme, ja çfarë ndodh në dy qytete të vendit

Në Vorë:

Advertisements

Hasen problemet e para me procesin e votimit në Vorë. Disa qendra votimi ende nuk janë hapur që qytetarët të votojnë pasi ende nuk janë paraqitur komisionerët e Partisë Demokratike. Këta të fundit kishin zgjedhur persona banues në Tiranë, gjë që nuk lejohet sipas Kodit Zgjedhore.

Ndaj dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi PD që mbëmë t’i zëvendësonte ata, sepse nuk ishin rezidentë në zonën ku do të kryhej votimi. Duke e bërë kështu Vorën, bashkinë e vetme ku ende nuk ka nisur procesi i votimit me kapacitet maksimal.

Advertisements

Në Rrogëzhinë:

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, e diel 6 Mars 2022
Artikulli tjetërZbardhen detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, autorët qëlluan me breshëri (EMRI+FOTO)