Dita e 11-të e luftës në Ukrainë/ Rusët s’ndalin sulmin në centralin bërthamor, vjen paralajmërimi për gjithë botën

Presidenti i Ukrainës u ka kërkuar bashkatdhetarëve të tij që të vazhdojnë rezistencën e tyre kundër forcave ruse, pasi pushtimi hyn në ditën e 11-të dhe forcat e ruse po përparojnë në qytetet ukrainase.

Advertisements

Ndër të tjera rusët nuk kanë ndalur sulmet as në uzinën bërthamore të Zaporizhja, centrali më i madh në Evropë.

PARALAJMERIM PER EKONOMINE E GJITHE BOTES

Advertisements

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se do të sjellë kërkesën e Ukrainës për 1.4 miliardë dollarë financim urgjent në bordin e saj ekzekutiv që në fillim të javës së ardhshme, por paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike në rajon dhe se lufta dhe sanksionet e lidhura me të do të kenë një “ndikim i rëndë në ekonominë globale.”

“Rusët duhet të ndërpresin menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit që të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një postim në rrjetet sociale.

Edhe dy ditë më parë një predhë e lëshuar nga forcat ruse sulmoi centralin bërthamor, por që fatmirësisht nuk preku reaktorët dhe nuk shkaktoi rritje të rrezatimit.

Zhvillimet e fundit në luftë

Pa energji, as ujë, asnjë mënyrë për të mbledhur të vdekurit: Qyteti i rrethuar i Mariupolit është pa energji për pesë ditë, është pa ujë dhe rrjetet celulare janë të ndërprera, tha kryebashkiaku. Numri i të plagosurve dhe i të vdekurve është në “mijëra” dhe ata nuk janë në gjendje të marrin trupat pasi sulmet ajrore ruse bombardojnë qytetin, shtoi ai.

Një korridor evakuimi u ndal pasi autoritetet ukrainase akuzuan forcat ruse për shkeljen e një marrëveshjeje për të ndalur zjarrin dhe për t’u dhënë civilëve kalim të sigurt. Evakuimet nga qyteti lindor i Volnovakha u ndaluan gjithashtu.

Mundësia e mbështetjes së avionëve luftarakë:

SHBA po punon me Poloninë për mundësinë që Varshava t’i ofrojë avionë luftarakë Ukrainës së bashku me konsultimet me aleatët e tjerë, konfirmoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon që vendet e Evropës Lindore të dërgojnë avionë luftarakë në vendin e tij.

Putin thotë se sanksionet janë të barabarta me shpalljen e luftës:

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se sanksionet e vendosura ndaj vendit të tij janë “ekuivalente me një shpallje lufte”. Putin tha gjithashtu se ai do t’i konsideronte vendet që vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë si pjesëmarrëse në konflikt.

Zelensky dhe udhëheqës të tjerë ukrainas i janë lutur vazhdimisht NATO-s dhe zyrtarëve perëndimorë që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, të cilën SHBA dhe NATO kanë thënë se e kundërshtojnë. Zelensky u kërkoi ligjvënësve amerikanë mbi Zoom që të ndihmojnë në krijimin e një zone të ndaluar fluturimi dhe sanksione më të ashpra ruse.

Diplomacia amerikane:

Duke folur me telefon me Zelensky të shtunën, Presidenti Joe Biden “theksoi veprimet e vazhdueshme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre dhe industria private për të rritur kostot ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë”.

Artikulli paraprakZbardhen detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, autorët qëlluan me breshëri (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërI ftohti siberik ‘mbërthen’ vendin, ju njohim me parashikimin motit për ditën e sotme