SPAK lëshon “rrjetat”, kush është administratorja e inceneratorit që iu pre urdhër arresti

SPAK ka lëshuar 13 urdhër arresti për shkak të aferës korruptive të Inceneratorëve. Acnews.al, mëson se një nga urdhër arrestet është prerë për Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.

Advertisements

Ariola Kodra Administratore e Inceneratorit të Tiranës, edhe pse u thirrë disa herë në Komisionin Hetimor, nuk është paraqitur në disa seanca. Pavarëisht se u paralajmërua nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku se ajo do sillej forcërisht në Komision, sërish zonja Kodra nuk u paraqit në Komision.

Ende nuk dihet nëse policia ka ekzekutuar urdhër arrestin dhe nëse i janë vënë prangat Administratores së Inceneratorit të Tiranës.

Advertisements

Një nga urdhër-arrestet e lëshuar është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë Albpetrol.

Në total, mësohet se janë 13 urdhër arreste. SPAK ka lëshuar “rrjetat” pas hetimeve intesnive si dhe pas gjetjeve të reja në Komisionin Hetimor që zgjati për disa muaj.

Deri më tani pas hekurave i akuzuar për përvetësimin e 3.7 milionë eurove ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto.

/abcnews.al/

Artikulli paraprakE rëndë! Makina merr para karrocën te vijat e bardha, humb jetën fëmija i porsalindur
Artikulli tjetërNisin bisedimet Kiev-Moskë në Stamboll/ Zbulohet kushti i vetëm i Kremlinit për Ukrainën