Ditën e sotme kanë nisur në Stamboll negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, për të gjetur një rrugë të përbashkët për armëpushim.

Advertisements

Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim.

Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Advertisements

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të mundshëm.