E rëndë! Makina merr para karrocën te vijat e bardha, humb jetën fëmija i porsalindur

Kishte vetëm disa muaj që kish ardhur në jetë. Një aksident tragjik ka ndodhur në Padova, ku humbi jetën një foshnje pasi një makinë e ka përplasur karrocën në të cilën ndodhej, duke e tërhequr zvarrë për disa metra.

Advertisements

Shoferi nuk e vuri re se një grua po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe u përplas me karrocën. Bebja u dërgua me urgjencë në spital, por ishte tepër vonë. Nëna e mjerë nuk është lënduar rëndë.

Advertisements

Makina drejtohej nga një shtetas maroken, 46 vjeç; ai nuk po udhëtonte me shpejtësi të madhe, por kishte parakaluar një makinë tjetër.

Gruaja ishte duke shkuar për të marrë djalin tjetër në kopësht. Policia lokale po heton për dinamikën e ngjarjes.

Artikulli paraprakKëmbimi valutor, 29 mars 2022
Artikulli tjetërSPAK lëshon “rrjetat”, kush është administratorja e inceneratorit që iu pre urdhër arresti