Reagon menjëherë këngëtarja e njohur shqiptare pasi u tha se i dha fund lidhjes së gjatë me ish zyrtarin e lartë shqiptar dhe biznesmenin e fuqishëm

Leonora Jakupi ka reaguar pasi lajmi për ndarjen bëri bujë në media. Këngëtarja e njohur ka treguar si qëndron raporti me të dashurin e saj pas thasheshemeve të fundit.

Advertisements

Dje kudo në mediat rozë këngëtarja kosovare është përfolur se është ndarë nga i dashuri dhe ka festuar ditëlindjen e vetme.

Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka mohuar lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë.

Advertisements

Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës, e cila i ka replikuar një gruaje.

Lajmi bëri bujë në media/ Reagon menjëherë

Lajmi që qarkulloi ditën e djeshme

Bëhet me dije se Leonora Jakupi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë që ka pasur dhe është larguar nga Kosova për të festuar me familjen e saj.

KUSH ËSHTË ish i DASHURI PASANIK I LEONORA JAKUPIT?

E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.

Leonora Jakupi ka qenë në një lidhje të gjatë me Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë. Burimet kanë treguar se Krasniqi ka qenë zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

Ai, madje, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Këngëtarja tek emisioni i Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë nga të dy, por miqtë e afërt ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej shumë vitesh.

Atëherë kur pritej martesa private e këngëtares, duket se gjërat nuk kanë funksionuar si duhet dhe çifti i ka dhënë fund. Bëhet me dije se Leonora dhe Nexhati janë ndarë vetëm pak kohë më parë, ndaj dhe ky 43-vjetor e ka gjetur beqare Leonorën. Ajo dhe nëna e saj kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku drejt Vjenës, për të festuar edhe ditëlindjen e saj.

Artikulli paraprakShkrumbohen makinat e ish zyrtarit të lartë shqiptar dhe bashkëshortes së tij
Artikulli tjetërI fundit! Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD