I fundit! Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD

Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Advertisements

Duma është e dyta që jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD, pasi menjëherë pas rezultatit të 6 marsit u largua nga ky post edhe Agron Gjekmarkaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Partia Demokratike doli forcë e tretë, duke mos marrë asnjë bashki dhe duke siguruar më pak vota se koalicioni i Sali Berishës.

Advertisements

Pas këtij rezultati, një pjesë e deputetëve të PD kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha nga kryetar i PD, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ky i fundit.

Artikulli paraprakReagon menjëherë këngëtarja e njohur shqiptare pasi u tha se i dha fund lidhjes së gjatë me ish zyrtarin e lartë shqiptar dhe biznesmenin e fuqishëm
Artikulli tjetërGrida Duma doli me vendimin e papritur ku ‘fundosi’ Lulzim Bashën, reagon live Sali Berisha