Sekuestrimi i 119 kg kòkainë në portin e Durrësit/ Kush janë tre nëpunësit që u arrestuan(Emrat)

Tre nëpunës të Portit të Durrësit janë arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e 119 kilogramë ko kainë të kapur po në këtë port më 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

Advertisements

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar emrat e të arrestuarve, të cilët janë:

Lavdosh Zerba, 58 vjec, banues në Durrës me detyrë agjent doganor.

Advertisements

Julian Merhori, 40 vjec, banues Durrës. Merhori ka kryer veprimet në emër të Lavdoshit.

Bujar Qyrku, 55 vjeç, banues Kombinat Tiranë, me detyrë punonjës i AKU.

Burimet pranë grupit të hetimit i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se shkresa që tregonte se 20 tonë me banane hynë më 25 dhjetor është firmosur para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit, policia mori informacion se disa persona ende të paidentifikuar kishin ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontejner të ngarkuar me banane nga porti për një magazinë në Vaqarr.

Gjatë kontrollit në brendësi të tij, policia gjeti dhe sekuestroi 119 kilogramë ko kainë që dyshohet se vinin nga Ekuadori.

Sipas “bluve”, kontejneri ka kaluar tranzit në një port në Itali, ku autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të ushtrojnë një kontroll duke evidentuar një mungesë të disa arkave me banane.

Pas evidentimit të kësaj mungese, policia italiane ka vendosur të riplumbosë kontejnerin, duke e shoqëruar me një procesverbal përkatës.

Më pas ky kontejner ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas veprimeve të zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës.

Kanë mjaftuar vetëm pak kilometra, ku përgjatë rrugës nacionale Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontejnerin është ndaluar nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejnerin me banane, duke u larguar më pas me shpejtësi pas kontrollit të tij.

Një ngjarje e tillë ka shqetësuar përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve të cilët kishin telefonuar Policinë e Shtetit.

Skema e transportit të dr ogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit ku janë kapur sasi të mëdha k okaine. Vetëm në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” është kapur pesë herë k okainë.

Top Channel

Artikulli paraprakDonaldi nuk e lë rehat në dush, Beniada ‘thërret Romeon’/ Ja reagimi i tij në rrjetet sociale
Artikulli tjetërSituata e COVID-19 në vend, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu del me njoftimin e rëndësishëm