Situata e COVID-19 në vend, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu del me njoftimin e rëndësishëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se është mbledhur Komiteti teknik i Ekspertëve për të vlerësuar situatën e pandemisë në vendin tonë.

Advertisements

Nisur nga statistikat e ditëve të fundit, ministrja Manastirliu njofton se gjatë kësaj mbledhjeje është parë si domosdoshmëri zbatimi rigoroz i masave, duke filluar nga mbajtja e maskës, distancimi, higjiena dhe vaksinimi.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Advertisements

Është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i masave, duke filluar nga mbajtja e maskës, distancimi, higjiena dhe padyshim VAKSINIMI, si mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

#VaksinatShpëtojnëJetë”, shkruan Manastirliu.

Artikulli paraprakSekuestrimi i 119 kg kòkainë në portin e Durrësit/ Kush janë tre nëpunësit që u arrestuan(Emrat)
Artikulli tjetër“Shtëpia e turpit”, imami i njohur shpërthen keq ndaj ‘Big Brother VIP’ dhe nuk lë gjë pa thënë(VIDEO)