Donaldi nuk e lë rehat në dush, Beniada ‘thërret Romeon’/ Ja reagimi i tij në rrjetet sociale

BB VIP- Dje në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit.

Advertisements

Ai po luante me të, teksa ajo lahej, dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.

Advertisements

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada ??”,- ka shkruar Romeo.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “? vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”Beni

Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta,Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.

Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjëher në mbrëmje Donaldi shfrytëzoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?

Ajo me buzeqeshje iu përgjigj duke i thënë: “Po hë si të them është ndryshe nga ty sdi si te them , është më i mbushur – me mirë me i mbushur”.

Artikulli paraprakAida Shtino publikon foton nga selia blu që po shpërndahet me shpejtësi dhe shpërthen e revoltuar: Ah ç’bëhet për një çik pushtet more aman!
Artikulli tjetërSekuestrimi i 119 kg kòkainë në portin e Durrësit/ Kush janë tre nëpunësit që u arrestuan(Emrat)