“Nuk jap llogari për trupin tim”/ 17-vjeçarja u lidh me djalin e hallës, gazetari zbulon të dhëna tronditëse

Incest në Durrës! Një 17-vjeçare ka krijuar një lidhje dashurie me djalin e hallës dhe ka deklaruar në polici se ka kryer marrëdhënie me dëshirë me të. Adoleshentja ishte deklaruar e zhdukur prej një muaji nga familja dhe u zbulua se ajo kishte shkuar të bashkëjetonte me kushëririn.

Advertisements

Policia arrestoi shtetasin me inicialet SH. F., pasi ishte shpërndarës narkotikesh, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet edhe kushërira.

Leonidha Musaj, gazetar i “Abc News” ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia.

Advertisements

“Ata kanë pasur marrëdhënie edhe më përpara se ajo të largohej nga shtëpia. Familjarët nuk e kanë ditur. Pasi vajza u zhduk ata bënë denoncim pasi ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia.

Ishte operativi i plazhit që zbuloi se ku ndodhej çifti, pasi kishin shpërndarë foton e vajzës. Këtë vajzë e kishin parë në një nga lokalet aty në zonën e plazhit, pranë shtëpisë. Edhe djali ishte larguar nga shtëpia, policia tha se ai akuzohej për trafikim të lëndëve n arkotike”, tha gazetari.

I pyetur se çfarë raporti kanë pasur dy familjet, Musaj shtoi: “Familjarët kanë pasur një marrëdhënie normale dhe nuk kanë pasur probleme”.

Gazetari shtoi më pas se vajza nuk shkonte në shkollë, e kishte lënë.

“Ka vetëm arsimin 9-vjeçar. Familjarët e vajzës nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, nëna punon dhe babai jo. Ndërsa për familjarët e djalit nuk kam ndonjë informacion. Ata kanë kryer marrëdhënie se ksuale mes tyre, e ka deklaruar vetë vajza. Ajo ka thënë se nuk jep llogari për trupin e saj”, tha më pas Musaj.

Ky i fundit shtoi se që të dy kanë qenë konsumator të lëndëve n arkotike. “Vajza bënte këtë jetë edhe para se të largohej nga shtëpia”, tha ai, duke cituar familjarët që kanë deklaruar kështu në polici.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTràgjedià në Bullgari/ A u vrànë shqiptarët nga shpërthimi i 30 mijë fishekzjarreve dhe naftës së kontrabanduar?!
Artikulli tjetërU qëllua me 4 plumba në bark nga shqiptarja, si paraqitet sot gjendja shëndetësore e mjekut