Tràgjedià në Bullgari/ A u vrànë shqiptarët nga shpërthimi i 30 mijë fishekzjarreve dhe naftës së kontrabanduar?!

Dyshime të reja janë ngritur në lidhje me aksidentin në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Advertisements

Mediat maqedonase kanë shkruajtur se autobusi në të cilin po udhëtonin 52 qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ishte duke transportuar naftë dhe fishekzjarre kontrabandë.

“Sipas informacioneve nga hetimi, ‘Infomax’ jozyrtarisht mëson se në pjesën e përparme të autobusit ka pasur një cisternë ilegal me kapacitet 1000 litra naftë që sigurisht ka ndikuar që ky aksident të kthehet në një tragjedi duke pasur parasysh dizajnin e çdo automjeti, kur kihet parasysh vendndodhja e rezervuarit, për të cilin parashikohen rregulla strikte sigurie. Ajo që është më tron ditëse, jozyrtarisht e zbuluar nga Infomax është se autobusi transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonin në tregun maqedonas para festave të Vitit të Ri”, thuhet nga mediat.

Advertisements

Sipas këtyre burimeve përveç rezervuarit shtesë, autobusi kishte një magazinë të posaçme për kontrabandën e mallrave, ku ishin futur materialet piroteknike, në sasi “rreth 30 mijë fishekzjarrë”.

Ky informacion është shpërndarë edhe nga publicisti shqiptar, intelektuali Nijazi Muhamedi duke e përforcuar titullin në shqip, se nuk ka se si të ndodhte ndryshe kjo tragjedi. “Në këtë autobus ka patur për kontrabandim 30 mijë fishekzjarre dhe 1 ton naftë”…! Dhe pikë…!!!”

Ky informacion ka marrë jehonë dhe të shumtë janë ata persona të cilët kanë ngritur debat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Ndryshime në Qeveri: Largohet zv.ministri Nikolla, ja kush e zëvendëson
Artikulli tjetër“Nuk jap llogari për trupin tim”/ 17-vjeçarja u lidh me djalin e hallës, gazetari zbulon të dhëna tronditëse