U qëllua me 4 plumba në bark nga shqiptarja, si paraqitet sot gjendja shëndetësore e mjekut

Mjeku i njohur grek, Jorgos Neos, i cili mbeti i plagosur pas breshërisë së plumbave që shqiptarja, Klodiana Çelo lëshoi mbi të, ka dalë nga salla e reanimacionit. Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, frut i së cilës ishte edhe një vajzë.

Advertisements

Në kohën kur vajza kishte lindur, mjeku Neos e kishte njohur si fëmijën e tij, por ia kishte bërë të qartë shqiptares së nuk do të divorcohej nga gruaja e tij, një shtetase angleze, me të cilën kishte edhe fëmijë.

Advertisements

Por pas pak vitesh Çelo filloi t’i kërkonte shumë të mëdha parash mjekut për rritjen e vajzës, deri në komentin kur në shtetin fqinj ra kriza dhe ai ia bëri të qartë se duhet të punonte edhe ajo sepse të ardhurat kishin rënë ndjeshëm.

Në këtë moment nisën konfliktet mes çiftit dhe saga e seancave të shumta gjyqësore për kujdestarinë e vajzës, e cila ishte edhe dëshmitare e kësaj ngjarje të rëndë.

Por si paraqitet sot gjendja e mjekut Jorgos Neos?

68-vjeçari sipas informacioneve të mjediave vendase ka dalë nga salla e reanimacionit të spitalit “Gennimatas”, por ende gjendja e tij paraqitet e rëndë. Ekziston mundësia që ai t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të stabilizuar gjendjen e tij.

“Gjendja e tij është e rëndë dhe shumë serioze. Ai mund të ketë nevojë për një operacion tjetër. Ai pardje doli nga terapia intensive, por njerëzit e tij e kundërshtonin këtë gjë sepse siç e dini, ka një numër të madh rastesh të reja me covid ne ICU. Nëse nuk do të kishim këtë situatë me koronavirusin, besoj se nuk duhej të dilte nga ICU”, tha avokati i tij, Alexandros Alexandrakis.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk jap llogari për trupin tim”/ 17-vjeçarja u lidh me djalin e hallës, gazetari zbulon të dhëna tronditëse
Artikulli tjetër“U paskemi prekur damarët e duhur!”/ DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm për rinovimin e lejeve të drejtimit