“Një m*t do ngrejë”/ Satelitët e Ramës, flasin qytetarët: Ne nuk kemi bukë të hamë, ai bën… (VIDEO)

Paralajmërimit të pazakontë të kryeministrit Rama në senacën e djeshme parlamentare se vitin tjetër do çojë dy satelitë në orbitë, qytetarët për Fax News shprehen se në një kohë që popullin e ka kapluar varfëria ai del dhe bën deklarata të tilla.

Advertisements

Një pjesë e mirë e tyre ironizojnë me deklaratën që shkaktoi të qeshura dje në sallën e parlamentit, duke thënë se jo vetëm 2 por edhe 10 do cojë, mjafton që pensionet të rrinë 70 mijë lekë të vjetra.

Advertisements

“Të rrisë pagat dhe pensionet, ti lërë satelitët”– u shpreh një qytetar.

“Do ngrejë 10, jo një, ne skemi bukë të hamë,ca na duhen këto, 70 mijë lekë marim pension.
Tani që u ngop mirë do bëjë këtë ai“-tha një tjetër.

“Një m*t do ngrejë!”– tha i acaruar një i moshuar.

Kujtojmë se dje Rama teksa përballej me të qeshurat e opozitës, tha se satelitët do të kontollojë paligjshmëritë në vend, pasi Shqipëria nuk mund të jetë më ”tokë e zanun”, siç u shndërrua gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë ditëlindjen e 77-të Sali Berisha i bën dedikim vetes: Jam i lumtur se ky vit më gjen me një mision vendimtar për fatin e PD-së
Artikulli tjetërIshte i “dëmtuar”/ Gazeta spanjolle nxjerr zbuluar Shqipërinë, lojtari i kombëtares është infektuar me Covid-19