Ishte i “dëmtuar”/ Gazeta spanjolle nxjerr zbuluar Shqipërinë, lojtari i kombëtares është infektuar me Covid-19

Ivan Balliu është infektuar me COVID-19, ky është lajmi që raportohet nga “jornadaperfecta”. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Advertisements

Hamdi Salihi para ndeshjes u shpreh në Supersport se Balliu ishte dëmtuar, por në Spanjë raportojnë për infektimin e anësorit të Rayo Vallecano.

Balliu luajti disa minuta me kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë dhe tani në klubin spanjoll shpresojnë të dalë negativ para ndeshjes ndaj Real Betis.

Advertisements

Te Shqipëria në grumbullimin e fundit rezultuan të infektuar me COVID-19 edhe Erjon Hoxhallari, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, si dhe fizioterapisti Arzen Voci.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një m*t do ngrejë”/ Satelitët e Ramës, flasin qytetarët: Ne nuk kemi bukë të hamë, ai bën… (VIDEO)
Artikulli tjetërBllokohet Italia! Shpërthejnë protestat kundër Green PASS