Në ditëlindjen e 77-të Sali Berisha i bën dedikim vetes: Jam i lumtur se ky vit më gjen me një mision vendimtar për fatin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 77-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se kjo ditëlindje e gjen atë më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me një mision të ri.

Advertisements

Më tej lideri historik i PD-së i shpreh mirënjohje të gjithë atyre personave që e mbështesin dhe janë krah tij, për të përmbushur këtë mision, i cili sipas ish-kryeministrit është vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Advertisements

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! Sb”, shkruan Berisha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLëviz ndjeshëm çmimi i rinovimit të patentave, DPSHTRR bën njoftimin!
Artikulli tjetër“Një m*t do ngrejë”/ Satelitët e Ramës, flasin qytetarët: Ne nuk kemi bukë të hamë, ai bën… (VIDEO)