Leja e re e qarkullimit vjen me risi, drejtori Gonxhja: Ka elementë shtesë sigurie, nuk keni më nevojë për atë ndërkombëtare

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja, ka thënë sot se leja e re e qarkullimit është e pajisur me elemente shtesë sigurie që shmangin abuzimet, dhe me marrjen e saj nuk do të jetë më e nevojshme marrja e një lejeje ndërkombëtare qarkullimi.

Advertisements

Drejtori i DPSHTRR-së tha se “aktualisht, po punohet prej një viti për korrigjimin e të dhënave për mbi 500 mijë mjete edhe me sistemin e ri”.

“Ky dokument ka të dhëna të reja të cilat nuk ishin në lejen e mëparshme. Kemi kode të automjetit të cilat, për shkak të shërbimit të kolaudimit që është përsëri në DPSHTRR, i duhen kolaudimit për të parë në mënyrë të menjëhershme me anë të dokumentit dhe sistemit, nëse ky mjet është për këtë afat apo këtë afat.

Advertisements

Ka pasur shumë probleme me mjetet që duke mos pasur këtë kod në lejen e qarkullimit, krijonin vështirësi në shërbime të tjera. Abuzohej me afatet, abuzohej me kategorinë e mjetit, të dhënat për mjetin dhe këto pastaj përcjellin probleme”, tha Gonxhja, i ftuar në A2.

Gonxhe sqaroi se “synimi i këtyre ndryshimeve ishte që të unifikoheshim me Bashkimin Europian dhe të jemi gati për automotorizimin për sa i përket lejeve të automjetit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak26 vjeçari “spektakël” me makinë në rrugët e Kavajës, Policia shkon ta ndalojë, ai dhùnon efektivët
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, drejtuesi mjetit me urgjencë në spital