Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, drejtuesi mjetit me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën Katund i Ri në Durrës.

Advertisements

Një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka përfunduar në spital drejtuesi i motomjetit, shtetasi R.K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 18.10.2021 rreth orës 17:05 në rrugën Katund i Ri, Durrës është përplasur mjeti tip “Volkswagen” me drejtues mjeti M. D., me motomjetin tip “Dajange” drejtuesi shtetasin R. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLeja e re e qarkullimit vjen me risi, drejtori Gonxhja: Ka elementë shtesë sigurie, nuk keni më nevojë për atë ndërkombëtare
Artikulli tjetër‘Rapunzel-i i botës reale’ me flokë 1.5 metër të gjatë, ja nga është me origjinë (FOTOT)