26 vjeçari “spektakël” me makinë në rrugët e Kavajës, Policia shkon ta ndalojë, ai dhùnon efektivët

BNjë 26 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur në Kavajë duke bërë ma novra të rrezikshme në rrugë. Ky shtetas i identifikuar vetëm me inicialet A.H, ka dhunuar dhe policët që kanë shkuar ta ndalonin.

Advertisements

“Nga specialistët për Hetimin e Kr imit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhu në dhe ka go ditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë”, njofton Policia

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Advertisements

Specialistët e Se ksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë nar ko tike ko kainë;

F. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhu në fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

M. K, 23 vjeç, pasi ka vj edhur biçikletën e shtetasit N. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të d ehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, kamioni bën ‘copash’ makinën (PAMJE)
Artikulli tjetërLeja e re e qarkullimit vjen me risi, drejtori Gonxhja: Ka elementë shtesë sigurie, nuk keni më nevojë për atë ndërkombëtare