Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë, ku një person qëlloi me armë si pasojë e përplasjes për një vend-parkimi.
Advertisements
Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se janë shoqëruar deri më tani 7 persona, ndërsa autori është ende në kërkim. Shkak i konfliktit banal, ishte një për vend parkim, ku një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.
Nga informacionet e raportuara për Panorama.al bëhet me dije se nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Efektivët e policisë së Vlorës po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.