A shkoi në ceremoni? Vis Martinaj dërgoi kurorë te varri i kushëririt të vrarë në atentat

Sot bëhet një njavë nga vrasja në atentat e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për krimin e rëndë.

Advertisements

Shënjestër e këtij atentati dyshohet se ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Ky i fundit ka dërguar një kurorë me lule në varrin e 23-vjeçarit. Siç dallohet edhe në foton më poshtë, në kurorë lexon “Nga Visi”.

Advertisements

Është e paqartë nëse Ervis Martinaj ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Por sipas “Vox Neës”, makina e blinduar tip “Toyota Land Cruiser”, me të cilën lëviznin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi mbrëmjen e të premtes kur iu bë atentat, përdorej edhe nga vetë Ervis Martinaj.

Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë.

Ervis Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmiver të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.

Artikulli paraprakKërcet arma për një vend-parkimi në Vlorë, shoqërohen 7 persona. Autori ende në kërkim (Video)
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Sarandë, humb jetën një person