Skandali/ Filmonin vajzat me funde dhe ia postonin videot në rrjete sociale, META u bën ‘gjëmën’

Meta, pronari i Facebook thotë se ka hequr një numër të madh llogarish dhe njerëzish që postonin foto të papërshtatshme, sipas një hetimi nga BBC. BBC gjeti mijëra përdorues që shpërndanin hapur materiale të turpshme të grave dhe vajzave të marra në publik pa pëlqimin e tyre.

Advertisements

Një burrë që postoi videon e tij duke ndjekur një nxënëse në Nju Jork dhe më pas e fotografoi pa pëelqimin e saj është vënë nën hetim nga policia.

Të tilla video merrnin mjaft komente seksiste dhe të papërshtatshme duke i bërë akoma dhe më shumë të shikuara dhe qarkulluara në rrjetet sociale.

Advertisements

Grupi që shpërndante fotot, krahas tyre shkruante: Isha në një mision dhe më në fund e kapa.

Ndërsa komentet e ndjekësve ishin të tipit :ne duam të shohim më shumë”, apo “Shumë e bukur.”

Të kontaktuar nga BBC, zyrtarë të Facebook kanë thënë se të tilla video premtojnë një shikueshmëri shumë të lartë për përdoruesit që përkthehet dhe në fitim monetar.

Gjëja më e keqe është se shumica e këtyre vajzave as nuk e dinë që janë filmuar

Artikulli paraprakAksident i rëndë në autostradë, plagosen katër persona
Artikulli tjetër‘Kërcënimi’ i papritur vjen nga Austria për Ukrainën, Kosovën dhe Shqipërinë! Çfarë po ndodh?