Qytetarët e Mirditës do të protesojnë sonte përpara Komisariarit të Policisë Mirditë, për të riun që humbi jeten pak ditë më parë në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Advertisements
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PD Mirditë Albert Mëlyshi në një postim në faqen e tij sociale.
Protesta do të mbahet rreth orës 20:00. Në këtë mënyrë Mirdita bëhet qyteti i parë që i bashkohet thirrjes së Sali Berishës për protestë paqësore pas vdekjes së Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës.
Advertisements
“Jeta nuk është e sigurtë as brenda institucioneve të ruajtjes së rendit”
Ftojmë qytetarët e Mirditës të ndezim qirinj dhe të lutemi për shpirtin e të riut që humbi jeten brenda komisariatit të policisë Kavajë!
Sot datë 07.05.2022, ora 20:00, përballë komisariatit të policisë Mirditë, protestë homazh!”