“S’qenka gjo plot qime deri te…”/ Beniada Nishani lë nam, bën “gafën” e radhës (Video)

Beniada Nishani, është një nga personazhet e “Big Brother Vip”, më të pëlqyer nga publiku i gjerë.

Advertisements

Së fundmi modelja po shijon famën dhe të mirat që po i sjell ajo. Beniada ndodhet në Stamboll, Turqi prej disa ditësh duke shijuar pushimet e saj.

Që kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBV”, ish-konkurentja dallohej për spontanitetin që e karakterizonte.

Advertisements

Gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve. Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptarë.

“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them .

Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra”,- ka treguar më tej Beniada në videon e postuar.

Artikulli paraprakSkandal! E kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘fole’ prostitucioni, kapet mat çifti në Tiranë, bashkëjetuesve, punësuan 21-vjeçaren për… (DETAJE)
Artikulli tjetërVdekja e Ilvi Metës/ Berisha bëri thirrje një ditë më parë, ja qyteti i parë që paralajmëron sot protestë