“Të të vijë zor, turp. Kjo është marrëveshja jote sekrete dhe e turpit”/ Degradon keq situata në komision, deputetja e PD përplas tavolinën dhe i heq mikrofonin ministres

Komisioni Parlamentar i Edukumit ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti për dhënien me koncesion të Butrintit.

Advertisements

Deputetja mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.Sipas Ina Zhupes, Marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por është pasuri Kombëtare

Ina Zhupa duke i rënë tavolinës: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren. Zonja ministre, nuk kalohet kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren

Advertisements

Petro Koci: Nuk je ti komandantja

Ina Zhupa: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrintin, sic dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.

Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.

Ina Zhupa: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit. Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve tju vije turp.

Njerëz të papërgjegjshëm. Unë zonjë nuk ju lë këtu të bëni bla bla bla. Të të vijë zor. Pse është marrëveshja sekrete? Të të vijë zor. Njerëz të papërgjegjshëm.

Artikulli paraprakDalin emrat për President që propozon PS. Fatos Nano, Edi Rama dhe Luljeta Bozo
Artikulli tjetërGjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë, Ilir Meta emëron gjyqtarin e ri(EMRI)