Dalin emrat për President që propozon PS. Fatos Nano, Edi Rama dhe Luljeta Bozo

Servilizëm apo strategji, kjo nuk dihet dhe mbetet për tu parë, por ajo që është e qartë tani është se Edi Rama është në krye të shumicës së tre emrave që ka dhënë secili nga socialistët në zarfat e mbyllur që iu dorëzuan treshes së besuar të Ramës, Spiropali-Gjiknuri-Balla.

Advertisements

Mësohet se përzgjedhja e socialistëve ka qenë më së shumti për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Fatos Nano dhe emblemën e lajmeve për tërmetet, Luljeta Bozo.

Bie në sy fakti se ndërsa Rama kishte shprehur dëshirën që presidente të jetë një grua, në morinë e rreth 100 emrave të propozuar, vetëm disa syresh janë femra, raporton noa.al.

Advertisements

Në treshet e emrave të propozuara nga secili ishin dhe emra të tjerë si Ulsi Manja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi.

Po ashtu kishte dhe emra që dikur ishin përkrah Nanos dhe në vite iu afruan e larguan shpesh Ramës si Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Anastas Angjeli, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani.

Spikat dhe zgjedhja e Gramoz Ruçit si kandidat potencial, njeriu besnik i Ramës, po aq besnik sa ishte dhe me Nanon. /noa.al

Artikulli paraprakA është futur në Shqipëri hepatiti misterioz që po prek fëmijët? Silva Bino zbardh çfarë po ndodh: Ja cilat janë simptomat e virusit
Artikulli tjetër“Të të vijë zor, turp. Kjo është marrëveshja jote sekrete dhe e turpit”/ Degradon keq situata në komision, deputetja e PD përplas tavolinën dhe i heq mikrofonin ministres