Njoftim i rëndësishëm nga ambasada gjermane në Tiranë

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se sektori konsullor do të jetë i mbyllur për katër ditë. Takimet që janë planifikuar do të anulohen, ndërsa personat që preken do t’u caktohet një datë e re.

Advertisements

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane në Tiranë do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me date 24.09.2021; Të gjitha takimet anullohen dhe do të pajisen me takim të ri. Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara.

Nuk mund të merren vërtetime të njësive me origjinalin. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi” mbyllet njoftimi. /Abcnews.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e tmerrshme/ Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj dhe më pas vret veten, pamje nga vendi i ngjarjes
Artikulli tjetër“ Ai plehra e mbante mbiemrin tonë se iku në Greqi”/ Pas letrës së vrasësit, babai i Sabrinës shkrehet në lot dhe zbulon të vërtetën