“ Ai plehra e mbante mbiemrin tonë se iku në Greqi”/ Pas letrës së vrasësit, babai i Sabrinës shkrehet në lot dhe zbulon të vërtetën

Letra e bur gut e Elton Metaj pasi vrau ish-gruan 23-vjeçaren Sabrina Bengaj ka detyruar babanë e vi ktimës të shpërthejë para mediave.

Advertisements

Partizan Bengaj shprehet se gjithçka që Metaj ka shkruar në letër është gënjeshtër, duke shtuar se as ai dhe as askush nuk mund ta njollosë vajzën e tij.

“Ka mundësi t’i thuash atij lloj fëlliqësire se nuk e njollos dot vajzën time. Këta lloj fëlliqësirash nuk mund ta njollosin vajzën time. Të gjitha që thonë, si ai, edhe prindërit e tij, janë gënjeshtra. Ai plehra e mbante mbiemrin tonë se iku në Greqi.

Advertisements

Gjithçka që ka shkruar në letër është mashtrim. Absolutisht s’e kam kërc ënuar kurrë atë. Por, më mashtrues se Eltoni, është avokati i tij. Do ta denoncojmë se shpalli një letër të tillë, avokat pa pikë dinjiteti. Sabrina nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Për këtë mbaj përgjegjësi penale dhe shkoj unë në bu rg, po këta janë plehra. Këta lloj plehrash nuk e njollosin dot fëmijën tim.

Nuk e fëlliqin dot time bije këta lloj plehrash moj, le të flasin. Ata janë mashtrues si familje. Është turp që unë të flas, dihet publikisht që sa hyri në banesë, shkrepi ar mën direkt, teksa vajza ishte duke ngrënë bukë. Nuk mund të ma zërë goja atë lloj plehre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjoftim i rëndësishëm nga ambasada gjermane në Tiranë
Artikulli tjetërNuk do ta besoni ku e kishin fshehur, Policia kap ‘mat’ të dënuarit shqiptarë teksa fusnin drogën në burg