foto ilustruese
Advertisements
Ditën e nesërme, parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme priten përgjatë gjithë ditës.
Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit, reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave e rrebesheve afatshkurtër kryesisht në veri dhe qendër. Gjatë orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Advertisements
Edhe për ditën e Diel, moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por, me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!