Lajmi fundit/ ‘Nami’ nga Covid në Kosovë, rritje e ndjeshme e rasteve dhe humbjeve të jetës në 24 orë!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 humbje jetee dhe 279 raste të reja me koro navirus në Kosovë.

Advertisements

Numrin i përgjithshëm i humbjeve të jetes, që nga marsi i vitit të kaluar ka shkuar në 2,878.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6,079 mostra të testuara.

Advertisements

Bazuar në 6,079 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus – 47 prej tyre në kujdes intensiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMori dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’ sepse i duhej që të shkonte në Universitet, ja çfarë i ndodh 19-vjeçares
Artikulli tjetërRikthen reshjet e shiut në fundjavë, këto zona duhet të kenë kujdes nga stuhitë dhe shtrëngatat