“Mendoj se aty brenda ka dhe motive të tjera”- Ish-drejtuesi i lartë i policisë për vrasjen e Suela Saliajt: Ka një vazhdë të një historie më të hershme

Ish-Drejtues i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj ka folur për rastin e vrasjes së 32-vjeçares Suela Saliajt nga ish-bashkëshorti i saj në SHBA, ku tha se më shumë se dyshimet janë se jo vetëm problemet e shëndetit mendor të autorit, por për motive të tjera.

Advertisements

Ai shprehet gjithashtu se mund të ketë një vazhdë të një historie më të hershme që e kanë çuar autorin në këtë akt, por thekson se asgjë nuk e justifikon krimin.

“Autori ka probleme të shëndetit mendor. Mund të jenë si pasojë e gjendjes në të cilën ndodhen. Mendoj se aty brenda ka dhe motive të tjera, të dobëta, xhelozie. Duke futur dhe dy prindërit e autorit në këtë skenë, mund të themi se është një ngjarje brenda familjes që është diskutuar. Ka diçka më tepër se një problem shëndetësor mendor. Ka një vazhdë të një historie më të hershme që e kanë cuar në këtë akt, por nuk e justifikon në asnjë moment krimin”, tha Hajdarmataj.

Advertisements

Edhe gazetari Mentor Kikia ndan të njëjtin mendim, se autori vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa tha se krime të tilla në SHBA janë të njohura për shoqërinë amerikane.

“Këto lloj ngjarjesh nuk janë të panjohura për shoqërinë amerikane. Kjo ka tjetër impakt te ne se çifti është shqiptar, dhe besoj se do të shkohet te një njeri me çekuilibrime të shëndetit mendor. Nuk është thjesht vrasje, por masakrim. Si dhe rrëmbimi i fëmijës. Është një seri krimesh”, tha Kikia.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot,1 shkurt, si do të nisë ky muaj i ri?
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera