“Fruthi përhapet si flaka e kashtës”, mjeku i njohur ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Ja si ta parandalojmë

Herbalisti dhe mjeku alternativ, Irfan Gjeci ka folur këtë të enjte në një emision televiziv për sëmundjen e fruthit, e cila është kthyer në një alarm javët e fundit, pasi është përhapur me shpejtësi.

Advertisements

Ai ka dhënë disa këshilla se si mund organizmi mund ta përballojë fruthin, duke këshilluar konsumimin e vitaminës C në formë pluhuri, çajrat e ndryshëm si atë të lules së Bosanit apo lules së Shtogut.

“Duke qene se ndikon dhe stina, kjo i jep mundësinë fruthit të kapi organizmat, njëkohësisht pjesa e jashtme që është lëkura, mundet të preket me njolla të ndryshme, me pika të kuqe etj.

Advertisements

Rënia e imunitetit të organizmit pasqyrohet në stinën e dimrit, ne humbasim energjitë e duhura për të përballuar organizmin tonë. Njëkohësisht ky imunitet duhet të rritet me patjetër, prandaj mund ta rrisësh me vitaminën C në formë pluhuri, është më e mira si formë. Mund ta tresësh në ujë, shtohet dhe pak limon për të marrë vlerat e duhura, çajrat e ndryshëm, sidomos ata me lule Shtogu janë më të mirat dhe me frutin e Shtogut, pasi priftërinjtë kanë shpëtuar popullin nga murtaja, lulja e Basanit, e cila mund të përdoret si vaj që lyejmë trupin dhe si çaj. Gjithashtu lulja e Peshkut, e cila ndihmon shumë dhe të gjithë ata që kanë probleme me kollën dhe mushkritë”, tha ndër të tjera herbalisti Gjeci.

Artikulli paraprakPedagogia myslimane: Vajza ime 9-vjeçe do shaminë, ia kam hequr disa herë
Artikulli tjetërPolicia Rrugore me një Lamborghini të re, u sekuestrua në Elbasan