Vetëvrasja e Bedrie Lokës, zbardhen detaje të reja, flasin vëllai i Xhemal Lokës dhe i 41-vjeçares

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së Bedrie Lokës. Vëllai i Bedrie Lokës, Avdi Bushi, në një intervistë televizive me telefon ka treguar se e motra dhunohej nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Në lidhje me adresën e hapur në Tik Tok, ai shpreh dyshimin se mund të ketë qenë edhe vetë bashkëshorti që e ka hapur.

Advertisements

“Asnjë përgjigje nuk na kanë dhënë në spital, ne dimë që ka qenë me shenja në trup. Mund të jetë e vërtetë që ja ka hapur Xhemali adresën në TikTok. Nuk na kanë thënë fare asgjë për ekspertizën mjekoligjore, nuk na kanë futur fare ta ndjekim, por motra ka patur shenja në trup dhe unë dhe fëmijët e motrës e vërtetojmë”, tha ai.

Nga ana tjetër, vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka shprehet se marrëdhëniet mes Bedries dhe bashkëshortit të saj kanë qenë të mira. Ai pretendon se në asnjë moment Xhemali nuk e kishte dhunuar Bedrien, ndërsa shton se problemet mes tyre nisën pas hapjes së adresës në TikTok.

Advertisements

“Nuk ka dijeni fare se kush ja ka hapur TikTokun Berdies. As dhuna nuk ka lidhje fare, nuk i ka dhunuar as Bedrien as fëmijët, asnjëherë. Kishin marrëdhënie shumë të mirë. Vetëm shkakun e TikTokut kanë pasur në ato momente. Nuk kam më shumë informacion se kush mund t’ia ketë hapur adresën. Bedria dhe Xhemali kanë pasur marrëdhënie shumë të mira. Për mendimin tim TikToku është arsyeja, jam 100% i sigurt”, u shpreh ai.

Lidhur me publikimin e një video ku Xhemali dëgjohet të ofendojë Bedrien, Fatmir Loka shprehet se debati mes tyre ka lidhje me një person të tretë.

“Video është për dikë tjetër nuk është për shkakun e Bedries, mund ta shikoni edhe debatin. Është një person i tretë në mesin e tyre. Po bëjnë debat që askush mos të futet mes familjes së tyre. Ka qenë një person i tretë që ka dashur të futet në mes të familjes dhe nuk ka lidhje me vajzën në Francë”, theksoi ai.

Artikulli paraprak‘Gjino kape fikun’/ Feston sot ditëlindjen, si duket tani aktori i “14-vjeç dhëndër”(Foto)
Artikulli tjetër34-vjeçari u arrestua pasi u martua me një të mitur, avokati i njohur shokon me deklaratën: Marrëdhëniet se**uale me 14-vjeçaret nuk është vepër penale