Ky është 68-vjeçari Lulëzim Cami i cili u vra dje me pistoletë dje nga vëllai i tij Vehap Cami, në zonën e Freskut.
Advertisements
Ai është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës. Kafe kjo e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira.
Në momentin kur dy vëllezërit kishin mbetur vetëm mes tyre ka ndodhur një debat nga i cili Vehapi ka qëlluar me armë Lulzimin. Vehapi ishte me banim në Farkë.
Advertisements
Ata kanë pasur mes tyre një konflikt të vazhdueshëm prej vitesh dhe bëhej fjalë për pronësinë e një toke në zonën e Tërbaçit mes Dibrës dhe Bulqizës.