Një person ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Fushë Krujë- Vorë. Tre të tjerë janë të plagosur. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë. Në aksident janë përfshirë tre makina.
Advertisements
“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital” njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisements