Drogë me postë nga SHBA drejt Shqipërisë, gazetarja e njohur ngre alarmin: Kamuflohet në konserva peshku dhe lodra fëmijësh…

Ditën e djeshme (14 Janar) dy të rinjë kanë rënë në prangat e bluve të kryeqytetit, pasi trafikonin me postë lëndë narkotike cannabis sattiva nga SHBA drejt Shqipërisë.

Advertisements

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Gazetarja Bleona Metushi, në një intervistë televizive, ajo theksoi se ka pasur raste që droga vinte nga Kanadaja në konserva peshku ose në lodra fëmijësh.

Advertisements

Ajo foli dhe për rastet me të reja, ku droga dërgohet në vende të tjera me postë.

“Në rastin konkret lënda narkotike e sjellë nga SHBA dhe sipas hetimeve është nisur nga Çikago, ka qenë e paketuar dhe në qese. Në rastin e Kanadasë, droga kamuflohej në konserva peshku apo në sende të tjera metalike. Ka pasur raste dhe në lodra fëmijësh. Dërgimi me postë i lëndës narkotike janë të përdorura. Është një formë e re që urgjentisht është duke u hetuar”-tha ajo.

Artikulli paraprak“Kanë arritur nivelin tavan”, eksperti imobiliar tregon se si do varjojnë çmimet e banesave këtë vit
Artikulli tjetërTre makina u bënë “copë” në kthesë, një i vdekur dhe tre të plagosur