“Shqiponja” shtrin në parking trafikantët që po shkëmbenin drogën(Video)

U kapën në flagrancë duke shkëmbyer drogë, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Advertisements

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Advertisements

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë” njofton policia.

Artikulli paraprakEliminimi i Ervinit i paracaktuar? Shpërthen rrjeti(Foto)
Artikulli tjetërJo vetëm poshtë jorganit, Meritoni e puth në buzë Ilnisën para kamerave(Video)