Një tërmet me magnitudë 4.8 është regjistruar në orën 7:20 të mëngjesit të së martës në Kranidi.
Advertisements
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km. në veriperëndim nga Leonidio në Greqi. Vihet re se zgjidhja fillestare i referohej një tërmeti 4.7 Rihter. Në të njëjtën analizë thellësia fokale u llogarit në 14.5 km.
Informacionet bëjnë me dije se tërmeti është ndjerë edhe në zona të Atikës. Dy minuta para lëkundjes 4.8 rihter pati një tjetër tërmet me magnitudë 2.6 Rihter, ndërsa 14 minuta më pas u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.7 rihter.
Advertisements